×
  • Lajme
  • Lajme / Flet drejtori i Klinikës Infektive

    Dy persona vdiqën nga Covid-19, Vishaj: 10 të tjerë po trajtohen, dy prej tyre me oksigjeno-terapi

    Reporteri
    19 Gusht 2024 | 13:16

    Kanë vdekur dy pacientë në Klinikën Infektive si pasojë e virusit Covid-19.

    Me ç’rast, Drejtori i Kinikës Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se në infektivë aktualisht janë duke u spitalizuar 10 pacientë, ku dy nga ta janë me oksigjeno-terapi.

    Po ashtu, Vishaj tha se në klinikë kanë mjaftueshëm oksigjeno terapi, barna, e duke përfshirë këtu edhe stafin mbështetës, shkruan Gazeta online Repoteri.net.

    “Aktualisht në të njëjtën infektivë i kemi të spitalizuar 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive, dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80 vjeçare, e i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive rreth 2 orë, ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Ndërsa, një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare, i cili kishte sëmundje të rënda kronike e që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive. Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, barna e staf mbështetës.”, ka potencuar Vishaj.

    Megjithatë, drejtori u shpreh optimist sa i përket rasteve me Covid-19, teksa tha se janë duke e përcjellur situatën me vëmendje të shtuar.

    “Mendoj që s’ka nevojë për panik, ne jemi duke e përcjellur me vëmendje të shtuar situatën dhe do të veprojmë varësisht situatave”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!