×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste me coronavirus në Këshillin Prokurorial, një pjesë e stafit vetizolohen

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 10:21

    Dy zyrtarë të administratës të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë dalë pozitiv me coronavirus.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Astrit Kolaj, nga zyra e informimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me IKSHP-në, i ka marrë gjitha veprimet e duhura, ku ka testuar të gjithë personat që dyshohej për infektimin me coronavirus.

    “Është e vërtetë që dy persona nga administrata e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë dalë pozitiv me COVID 19. Pas rasteve të paraqitura, Këshilli Prokurorial i Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me IKSHP-në ka marrë gjitha veprimet e duhura, ku ka testuar të gjitha kontaktet e personave të dalë pozitiv, ndërsa të gjithë kontaktet kanë dalë negativ. Të gjitha rastet e kontaktit edhe pse kanë dalë negativ në testin e bërë, janë liruar nga puna për të qëndruar në vet izolim”, ka thënë Kolaj për Reporteri.net.

    Kolaj po ashtu shtoi se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë dezinfektimin e objektit dhe gjitha masat tjera të nevojshme për mbrojtje nga COVID-19.

    “Këto raste nuk i kemi mbajtur të fshehura, por kemi vepruar në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse për të marrë gjitha masat e nevojshme mbrojtëse”, tha Kolaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!