×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy rastet me coronavirus në Kosovë, Qeveria mbledhje në ora 19:00

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 17:52

    Pas konfirmimit se Kosova tashmë ka dy raste që kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.


    Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se mbledhja e Qeverisë do të nis në ora 19:00.

    “Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia pak më parë në konferencë për shtyp.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se të gjithë ata që dyshojnë se kanë simptoma të virusit, të mos shkojnë në spital.
    “Lus qytetarët të mos frikesohen dhe të mos paraqiten në spital nëse kanë sheja të virusit. Me këtë rast Ministria e Shëndetesis ka vënë në dispozion një numër për të gjithë ata ku mund të lajmrohen nese dyshojne se kanë probleme akute, me koll dhe me frymarrje”.
    Ndër të tjerash Kurti për të gjithë qytetarët e Kosovës ka bërë të ditur edhe numrin ku mund të lajmërohen në rast se kanë nevojë

    “Ky është numri që e kemi vënë në dispozicion: 03820080800”, ka theksuar Kurti.
    Dihet se Kosova tashmë ka ndaluar mesimin në shkolla dhe ka kërkuar masa të mbylljes në shtepi e në restaurante e tubime tjera publike. Deri më tash, Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për t’u përballë me këtë pandemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!