×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Dy shqiptarët e dyshuar si spiunë të BIA-së ndalohen për 48 orë

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 14:37

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, të mërkurën në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë “BIA”-n, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Dy spiunë shqiptarë të BIA-s arrestohen në Ferizaj

    Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, të arrestuarit janë Bedri Shabani  dhe Muharrem Qerimi, të dy të nacionalitetit shqiptar.

    Këto burime i kanë thënë gazetës se të dyshuarit janë arrestuar para orës 12 të mërkurën dhe se pjesë e aksionit ka qenë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

    Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

    Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!