×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shtetas të huaj kapen në flagrancë nga Policia e Kosovës duke vjedhur brenda një veture

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 9:27

    Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit janë hasur në flagrancë duke vjedhur në një veturë.


    Rasti ka ndodhur në Lipjan derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Lipjan 02.10.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që nga njësitë policore janë hasur në flagrancë duke vjedhur në veturën me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!