Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që së shpejti të marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.
Nga gjykata ku është mbajtur seanca dëgjimore kanë dalur avokatët e dy të dyshuarave për këtë vrasje Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Skënder Gojani i cili është avokat i Granit Plavës dhe Ahemt Gjinovci avokat i Kushtrim Kokallës, thanë para mediave se pritet të merret vendimi.
“I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha njëri nga avokatët.
Ata shtuan se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje.
Seanca dëgjimore është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallë nuk janë lejuar mediat të marrin pjesë, shkruan Reporteri.net.
Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.
Pak para fillimit të seancës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë.
Derisa Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj Murseli ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.
Ai tha se vrasësit duhet që të kalben në burg teksa tha se asnjë grua tjetër nuk duhet që të vritet.
Ademaj në një postim në Facebook tha se shpresojnë që institucionet ta lejojnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës për ta varrosur në vendlindjen e saj. Kërkesen e për zhvarrosjen e kanë dorëzuar tek prokuori i rastiti, i cili deri nesër do të ju kthej përgjigjje.
Fillon seanca ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, pa prezencën e mediave