Ka shkuar numri në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Dy rastet e reja vijnë nga dy komuna të ndryshme. Njëri rast është në qytetin e Gjilanit, ku e prekur është një femër 50 vjeçare, kurse rasti tjetër nga Malisheva, ku i prekur është një 53 vjeçar, shkruan Reporteri.net.
IKSHP ka njoftuar se nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.