×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të plagosur në Prishtinë, i dyshuari në arrati – Policia e gjen armën në kontejner

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 16:41

    Dy persona janë plagosur në orët e para të ditës së sotme në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Dy grupe të rinjsh janë përleshur dhe gjuajtur me armë në ora 00:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    E.Ll (1996) dhe F.A (1992) emra të njohur për redaksinë janë plagosur në këtë përleshje nga P.H I cili ende gjendet në arrati.

    Burime të Reporteri.net në Policinë e Kosovës, tregojnë se viktima E.Ll është plagosur në dorën e majtë dhe në kokë kurse viktima tjetër F.A është plagosur në dorën e majtë.

    Të të lënduarit kanë marrë trajtim në ShSKUK.

    “Me datë 1 korrik rreth orës 00: 30 në rrugën ‘Agim Ramadani’ ka ndodhur një gjuajtje me armë, pas një mosmarrëveshje mes dy grupeve ka ardhur deri tek përdorimi I armës së zjarrit, me c’rast si pasojë e gjuajtjes nga i dyshuari P.H është plagosur viktima  E.Ll në dorën e majtë dhe në kokë dhe  F. A në dorën e majtë”, ka thënë ky burim.

    Hetuesit e Krimeve të Rënda dhe Krim Teknika Regjionale në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë të hedhur në kontejnerët e mbeturinave B Echeveria 9mm e tipit spanjoll dhe katër plumba.

    Sipas këtij burimi rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë”.

    Kujtojmë se gjuajtjet me armë janë shtuar ditëve të fundit. Mbrëmë Reporteri.net ka raportuar për një gjuajtje me armë në mes të dy grupeve në afërsi të Postës kryesore në Prishtinë.

    Për gjuajtje me armë Reporteri.net ka informuar edhe sot kur në Vushtrri është gjuajtur me kalashnikov patrulla e Policisë së Kosovës. 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!