×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:08

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës 2 persona kanë vdekur dhe janë shënuar 79 raste të reja me Covid-19, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 persona që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

    Njoftimi i plotë i Institutit:

    Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

    Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.
    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3105366772924639

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!