×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të vdekur e 66 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 15:00

    Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 66 raste pozitive.


    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 221 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.185.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.185.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!