×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vdekje të dyshimta mëngjesin e sotëm në Prishtinë: Një sirian dogji veten, një 60 vjeçar u gjet i pajetë në rrugë

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 10:58

    Dy vdekje të dyshimta mëngjesin e sotëm ndodhën në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Një shtetas i huaj nga lindja e mesme, dyshohet të ketë djegur veten në këtë mëngjes.

    Rasti tjetër është një person rreth të 60-tave i cili u gjet i vdekur në afërsi të barakave te Stacioni i Trenit në Prishtinë.

    Dy vdekjet janë konfirmuar për Reporteri.net nga Policia e Kosovës.

    Për dy vdekjet e dyshimta ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.

     Një sirian ka djegur veten në Prishtinë, u gjet i vdekur

    Një person e ka djegur veten në Prishtinë, shkruan Reporteri.net. Dyshohet se personi i cili e ka djegur veten është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.

    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Ulpiana.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar lajmin për Reporteri.net.

    “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci.

    Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre.

    Një 60 vjeçar gjendet i vdekur të “Stacioni i Trenit” në Prishtinë

    Një person rreth të 60-tave është gjetur i vdekur sot në Prishtinë, në afërsi të barakave të “Stacioni i Trenit” , shkruan Reporteri.net.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonit e Prishtinës ka thënë se trupi i pajetë është gjetur në rrugën “Tirana”.

    “Rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.

    Ai ka thënë se Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!