Dy fëmijët nga fshati Vraniq i Suharekës, të cilët janë lojtarë të shkollës futbollistike ‘Ballkani’, janë shëruar sot përfundimisht nga koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë diagnostikuar 7 raste të reja me COVID-19, ndërsa 27 pacientë të tjerë janë shëruar nga ky virus.
Në mesin e këtyre 27 personave, janë edhe dy vëllezërit Kolgeci nga Suhareka, që e kanë mundur koronavirusin.
Lajmin për shërimin e tyre e ka dhënë babai, Nazmi Kolgeci, i cili edhe është doktor i njohur në Kosovë.
”Më në fund negativ me Covid-19. Tani i kthehemi jetës normale. Faleminderit të gjithëve që u interesuat për familjen time”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Deri më tani në Kosovë 813 raste pozitive me koronavirus, 22 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 298 janë shëruar nga ky virus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.