Në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është dyfishuar numri i sallave operative, nga dy sa ishin, në katër, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas investimeve në repart dhe përfundimeve të punimeve në bllokun operativ, Urologjia u shndërrua në Klinikë model.
“Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.
Numri i sallave moderne u dyfishua nga 2 në 4: një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike. Po ashtu, u sigurua hapësira për sallën e urodinamikës.
U vendosën:
🔹 Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore
🔹 Hepafiltera
🔹 Sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes”, shkroi Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.