×
  • Lajme
  • Lajme / Lëndimet nga acidi

    Dymbëdhjetë minatorë të lënduar – Shkarkohet drejtori i “Trepçës”, në vend të tij emërohet Shyqri Sadiku

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 15:09

    Drejtori i deritanishëm i minierës së Trepçës, Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit. Në pozitën e drejtorit të minierës në Stan Tërg është emëruar, Shyqri Sadiku, shkruan Reporteri.net. 

    “Sot jam njoftuar se jam emëruar në pozitën e drejtorit të Minierës në Stan Tërg. Jam emërua nga bordi, kam ardh në Stan Tërg për pranim dorëzimin e detyrës”, ka thënë Sadiku.

    Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime të mërkurën gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

    Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

    Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 minatorë dhe se dy prej punëtorëve kanë pësuar lëndime më serioze në sy, ndërsa të tjerët në gjymtyrë.

    Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

    Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!