×
  • Lajme
  • Lajme

    Abuzimi me çmimet e vajit: U gjetën të fshehura 100 mijë litra, konfirmohet mbyllja e depos kryesore të “Viva Fresh Store”

    Reporteri
    10 Mars 2022 | 22:43

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë konfirmuar se pas aksionit të Inspektoratit të Tregut, në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë mbyllur përkohësisht dy depo të rrjeteve të marktetve në Kosovë.

    Siç ka raportuar Gazeta Online Reporteri.net, Krimet Ekonomike dhe Inspektorati sonte kanë bastisur depon kryesore të Viva Fresh Store. Dhe tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht se depoja e tyre kryesore është mbyllur përkohësisht për shkak të dyshimeve për mashtrim me çmimin e vajit.

    “Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Viva Fresh Store” dyshohet se mashtroi konsumatorët e saj duke promovuar mungese të vajit dhe duke i rritur ekstrem çmimet për litrin e vajit. Ndërkohë që sonte në depon e tyre u gjetën mbi 100 mijë litra vaj të fshehura.

    Ndërkohë në komunikatën e Ministrisë thuhet se dy depo janë mbyllur përkohësisht. Nuk dihet ende nëse të dyja janë depo të të njëjtit operator ekonomik, apo nëse përveç “Viva Fresh Store” bëhet fjalë edhe për ndonjë rrejt tjetër të marketeve. /Reporteri.net/.

    Mbyllet depoja kryesore e “Viva Fresh Store”, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!