×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se ia dhanë flakën trafos për shkak të pakënaqësisë me furnizimin të rrymës, arrestohen dy persona

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 20:03

    Dy personat me inicialet R.D., 52 vjeç dhe P.M., 40 vjeç nga fshati Gjonaj i Prizrenit janë arrestuar sot.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se të njëjtit dyshohet se “me datë 03.01.2024 për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me rrymë elektrike qëllimisht kanë vënë flakën trafos në fshatin Gjonaj, Prizren”.

    Të dyve me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
    “Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën “zjarrvënie” dhe “asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve pubilke””, tha Bytyqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!