×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se kanosi me mesazhe një person, arrestohet Avni Mazreku

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 21:44

    Avni Mazreku, ish-drejtori i kolegjit “ISPE”, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.


    Ai u arrestua pasi dyshohet se ka kanosur një person përmes mesazheve gjatë ditës së djeshme.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

    “Më, 17.04.2020 rreth orës 23:45, policia është njoftuar nga një ankues për një kanosje ndaj tij nga një i dyshuar përmes mesazheve telefonike. Më 18.04.202 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Krasniqi.

    Mazreku është arrestuar sot rreth orës 14:00. Atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!