×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Dyshohet se mashtruan 131 persona me villa, dëmi rreth 2 milionë euro – Aktakuzë ndaj biznesmenit Granit Gojani dhe tre tjerëve

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 14:02

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj biznesmenit, Granit Gojani, pronar i kompanisë “GG Exclusive”  dhe tre personave, nën dyshimin se kanë mashtruar 131 persona për ndërtimin e shtëpive nga druri, shkruan Reporteri.net.

    Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Shmangia nga Tatimi”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Pastrimi i Parave”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Granit Gojani dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.

    Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 “i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje villat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim te villave me zbritje, i nxitë 131 te dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton villat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”./Reporteri.net

    Biznesmenit Granit Gojani i sekuestrohet edhe një shumë parash kesh, përveç “mashtrimit” shtohen dyshimet edhe për “shpëlarje të parave”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!