Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi”, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjykata ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur e moshës 16 vjet.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.