×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se sulmoi seksualisht një fëmijë, Policia arreston 34-vjeçarin në Prishtinë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 20:06

    Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë. Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, arrestimi i personit të dyshuar është bërë sot rreth orës 14:00.


    Policia bën të ditur se personi i arrestuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë duke sqaruar se ai me veprimet e bëra i ka shkaktuar shqetësim viktimës.

    34 vjeçari është arrestuar në Prishtinë.

    “Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij. Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

    Tutje, Policia njofton se pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!