×
  • Lajme
  • Lajme / Gjilan

    E aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin derisa po kalonte rrugën, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shoferit

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 19:47

    Prokuroria Themelore në Gjilan  ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Z.D., nën dyshimin për shkaktim të aksidentit në rrugën Gjilan-Preshevë, si pasojë e të cilit vdiq një 36-vjeçar.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Z.D., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan – Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, ashtu që duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit të tij dhe duke mos pasur kujdesin e duhur për këmbësorë, me pjesën e parë të automjetit e godet këmbësorin, tani të ndjerin R.Xh., i cili në momentin kritik po e kalonte rrugën, me ç’rast shkakton aksident me lëndime të natyrës vdekjeprurëse, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara dërgohet për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan dhe aty ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

    Vdes një 36-vjeçar pasi u godit nga një veturë derisa po kalonte rrugën, ndalohet për 48 orë shoferi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!