Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të Rexhep Selimit pasi këtij të fundit Specialja ia ka konfirmuar aktakuzën. Një përkrahje e Haradinajt për Selimin vjen pavarësisht akuzave se ” Rexha ka knu në Hagë”.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur i bindur se Selimi do të dalë i pafajshëm.
“Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri. Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje.Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.
Kur vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim, kishte deklaruar se Rexhep Selimi ka kënduar para prokurorisë.
“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë”, kishte thënë kryeministri në detyrë.
Për këto deklarime, kishte reaguar tutje edhe vetë Selimi.
Ai kishte thënë se deklarimin e Haradinajt nuk e ka pritur mirë dhe se ajo çka ka thënë kreu i AAK-së, nuk është e vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.