×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Babai i Nezir Shabanit mes lotësh tregon momentin kur u gjetën eshtrat e të birit, ia njohu rrobat me pulla

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 13:43

    Eshtrat e Nezir Shabanit u gjetën në varrezat e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut pas 22 viteve që ishte kindapuar dhe më pas vrarë nga policia kriminale serbe.


    Fjalët se ku e kishte te birin i vinin ngado.

    Madje 75-vjeçari nga Mitrovica, kur shkoi të kërkonte djalin, pa një mbishkrim që për të do të ishte shumë i rëndë.

    Sido që të jetë, ai për 22 vjet nuk e gjeti djalin e tij të zhdukur nga serbët në moshën 27-vjeçare.

    Por para tre ditësh, Xhevat Shabanit i erdhi lajmi se eshtrat e djalit të tij janë gjetur në varrezat e shqiptarëve ne Mitrovicën e Veriut.

    Mes lotëve Shabani tregon për ndarjen e fundit me të birin.

    “Me 5 qershor 1999 djali tha ‘babë po shkoj është një ndeshje futbolli me kqyr me një shok’, thashë ‘hajt bre djali jem po…’, jo tha ‘nuk vjen kush’, atë natë i kishin marrë të dytë”, tregon Shabani.

    E nga ajo kohë, takimi me djalin mbeti vetëm dëshirë.

    Para dy muajsh, familja Shabani u ftua për ta identifikuar një trup të pajetë të gjendur në veri të Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!