×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Dy vëllezërit kosovarë vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 10:27

    Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër kosovarë kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.


    Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni, shkruan Reporteri.

    Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.

    Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.

    Njoftimi i plotë:

    Lajm i rëndë
    Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
    Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
    Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
    Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
    Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!