×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Ky është 10-vjeçari nga Rahoveci, që u gjet i vdekur në kamion

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 21:16

    Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni.


    Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që në vendngjarje është gjetur edhe një armë.

    Viktima është A. Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit.

    Policia e Kosovës për Reporteri.net ka dhënë detaje rreth rastit.

    “Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë“, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

    Rastin për Reporteri.net e kanë konfirmuar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!