×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes foshnja që u lëndua në aksidentin e djeshëm në Kamenicë

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 13:30

    Ka ndërruar jetë foshnja njëvjeçare që u lëndua në një aksident të rëndë gjatë ditës së djeshme në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Hashani ka bërë të ditur se trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.

    Në këtë aksident të rëndë gjatë ditës së djeshme kishte ndërruar jetë një 33 vjeçar. /Reporteri.net/

    Detaje nga aksidenti i rëndë në Kamenicë, viktimë një 33 vjeçar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!