Për të dielën parashihet mot i vranët me intervale me diell.
Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.