Njëra nga befasitë e zgjedhjeve është komuna e Vitisë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para. Në qytetin e Anamoravës, me të cilën udhëheq LDK që nga viti 2013, partia e Kurtit ka marrë në total 57,27% të votave, shkruan Reporteri.net.
LDK e Vitisë që udhëhiqet nga Sokol Haliti, njëherit edhe kryetar i komunës, ka marrë vetëm 21,19% të votave.
Përkthyer në vota, LVV ka marrë 11.000 vota, ndërkaq LDK ka mbledh pak më shumë se 4.070 vota.
Humbja bëhet edhe më e rëndë kur shikohen rezultatet në fshatin prej nga vjen i pari LDK-së dhe i komunës.
Haliti, që fitoi pa balotazh në zgjedhjet lokalë të 2017, nuk arriti të fitoj në fshatin e lindjes.
Kjo pasi VV e mposhti atë në Beguncë me dallim të madh.
Në Beguncë VV arriti të mbledh në total 451 vota, ndërkaq LDK e udhëhequr nga Haliti mblodhi 246 vota.
Në përqindje, VV ka fituar 54% të votave në fshatin e lindjes së Halitit.