Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, do të japë deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.
Reporteri.net ka mësuar që brenda pak minutash deputetja e PDK-së do të paraqitet në Stacionin Qendra në Prishtinë, për të dhënë deklaratë për vërtetësinë e fotografisë.
Ndërkohë, dje gjatë ditës Prokuroria Speciale nisi hetimet lidhur me rastin e pretenduar nga Brovina.
Sidoqoftë, pas raportimeve se fotografia është e rreme, analistë, gazetarë e politikanë kanë reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga Flora Brovina.
Ndërkohë, nuk ka mbetur pa reaguar as Vasfije Krasniqi, e cila është gruaja e parë që publikisht doli dhe foli për përdhunimin e saj nga ushtarët serbë.
Ndryshe, edhe pas raportimeve se fotografia është e rreme, Flora Brovina ka insistuar për rastin në fjalë, duke thënë se gruaja jeton akoma dhe për këtë ka dëshmi./Reporteri.net