×
  • Lajme
  • Lajme

    E FUNDIT: Në Veri u arrestua edhe një rus, u infiltrua si diplomat për të penguar policinë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 11:23

    Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një shtetas rus gjatë aksionit të sotëm në Veri të Kosovës.


    Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, pasi ka mbajtur takimin me Këshilli Kombëtar për Siguri.

    Ai ka treguar se aksioni i sotëm i autoriteteve kosovare është bërë për të goditur krimin e organizuar në vend, shkruan Reporteri.net.

    “Është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj, për të luftuar fenomenet negative… Ka të arrestuar edhe zyrtarë, edhe qytetarë, në komunat e ndryshme të Kosovës, të nacionaliteteve shqiptar, serb, boshnjak..”, tha presidenti.

    Sipas Thaçit, policia ka arrestuar edhe një shtetas rus, që ka provuar të pengojë Policinë e Kosovës duke u prezantuar si diplomat.

    “Është arrestuar edhe në rus që është kamufluar si diplomat”, ka thënë Thaçi.

    Dhjetëra persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm në Veri të vendit. Aksioni i autoriteteve kosovare ka ngjallë reagime të ndryshme edhe në Beograd, pasi cak i policisë kanë qenë disa zyrtarë serb të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe komandantë të stacioneve policore të komunave me shumicë serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!