×
  • Lajme
  • Lajme / Numrat

    “E ke të sigurtë postin e Ministrit të Mbrojtjes”, Quni zbulon çka i ofroi VV-ja

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 20:11

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje, siç ka deklaruar, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ai tha se në këmbim iu ofrua pozita e ministrit të Mbrojtjes.

    “Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim, një njeri shumë i afërt me mua që ta ketë një bashkëbisedim pa e specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes cila është fusha, profesioni e interesimi. Por më tha komandant nuk e di, e njoh i besoj dhe thjesht ka kërkuar të takohet, i ka ndihmuar Kosovës, është qytetar i ndershëm, është afarist. Me të vërtetë pranova, në takimin e parë më krijoi një pozitivitet”.

    “Jo vetëm në bazë të përshkrimit edhe paraqitjes së tij dhe kultura e komunikimit, ishte në nivel. Gjatë bisedës qenka që të përafrohemi LDK dhe LVV, e dëgjova deri në momentin kur thotë se Z. Kurti ka shumë vlerësim të lartë për ty, edhe e ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes, aty nuk jam ndjerë mirë, mundem të them se jam ndjerë edhe i ofenduar”, tha Quni në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!