×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfimon policia: Një përson është plagosur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 23:56

    Pak minuta më herët ka pasur gjutje me armë në Prishtinë, konkretisht në rrugën, Ilir Konushevci.


    Sipas raportimeve të fundit nga Polica e Kosovës, një person është plagosur si dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan Reporteri.net.

    Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen, nga policia bëjnë me dije se katër përsona janë shoqëruar në stacion si të dyshuar në lidhje me këtë rast.

    “Rreth ores 22:00, kemi pranuar informaten se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave ku me pas është përdore edhe arma e zjarrit.

    Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor.

    Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të cilët dyshohet të kenë marr pjesë në rastin në fjalë. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!