×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    E konfirmon Policia: Goditet për vdekje nga vetura një këmbësor në Bresje të Fushë Kosovës

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 23:03

    Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se vdekjen e personit te ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Më datën 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi (M/K)”.

    “Rruga Prishtinë – Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka deklaruar Hoxha.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!