×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Policia: Sulmohen me plumba policët dhe doganierët në Jarinjë

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 19:16
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se para pak minutash është sulmuar me një predhë të armës së zjarrit është sulmuar pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinje

    “Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Online Reporteri.net.

    Po ashtu Policia thotë se bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

    “Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar. Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!