Një 19-vjeçar është vrarë sonte në qytetin e Vushtrrisë. I dyshuari për këtë vrasje është në arrati.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës për Reporteri.net
Policia thotë se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta.
“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka thënë Policia për Reporteri.net.
Policia tutje ka thënë se njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.
Foto nga vendi i ngjarjes:
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.