Qeveria e Gjermanisë ka thënë se takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet ashtu siç ishte paralajmëruar, në fillim të korrikut, raporton Deutche Welle.
Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu Deutche Welle-s, një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.
Më parë media kosovare kishte raportuar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.
Më herët, edhe presdienti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se takimi në Paris nuk do të mbahet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.