×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon shefi i UNICEF-it: Sonte në Kosovë arrijnë shiringat për vaksinën kundër COVID-19

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 22:48

    Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.


    Sahin e bëri këtë koment derisa njoftoi se përmes një fluturimi janë sjellë në Kosovë, dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19.

    “Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”, ka shkruar Sahin në Twitter

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!