×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura nga Vitia që u raportua e zhdukur, u dhunua në një motel, i akuzuari e pranon fajin

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 12:52

    Një burrë nga Vitia është arrestuar dy ditë më parë pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

    Rasti ka ndodhur më 15 nëntor të këtij viti, në orët e hershme të mëngjesit.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën po dyshohet.

    Sipas Sinjalit e mitura ishte dhunuar në një hotel në rrugën Kllokot-Viti. Në ditën kur vajza u raportua si e zhdukur, ai ishte bashkë me të në motelin “Malibu”, që gjendet në rrugën Kllokot – Viti.

    Sipas këtij raportimi, në këtë motel, 30-vjeçari dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht të miturën, ashtu që derisa kanë qëndruar rreth 3 orë në këtë motel, fillimisht duke e prekur e ledhatuar, e ka detyruar të kryej seks oral.

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar të dyshuarit 1 muaj paraburgim, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!