“E them me bindje të plotë se ky Kuvend nuk ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme se Vetëvendosje dhe Qeveri më të mirë se e jona”, ishte deklarata e Haxhiut e cila bëri që edhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca të ndërhyjë në debatin mes ministres dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Konjufca sugjeroi Haxhiun dhe Musliun që t’i ndajnë meritat bashkë.
“Pse s’pi ndani kapak meritat. Albulenë e monopolizove krejt, edhe në opozitë më të mirë edhe në Qeveri. Kadal se mundet msyshi, nuk bën ashtu”, ishte deklarata e Konjufcës e cila shkaktoi të qeshura në Kuvend.
Pas deklaratës së ministres Haxhiut, Musliu kërkoi të replikonte ani pse nuk e kishte më të drejtën siç tha Konjufca.
“Ju jeni veç për opozitë, për Qeveri jeni tregu që s’ja keni haberin”, tha shkurt Musliu.
Këtu ndërhyri sërish Kryeparlamentari ku me të qeshur tha “Albulena po thotë që m’ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, tha Konjufca./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.