×
  • Lajme
  • Lajme

    E ngacmoi seksualisht një grua përmes Instagramit, arrestohet burri nga Gjilani

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:21

    Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një gruaje.


    Rasti ka ndodhur gjatë muajit shtator në fshatin Ponesh të Gjilanit.

    Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka ngacmuar viktimën përmes rrjetit social Instagram.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social Instagram e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!