×
  • Lajme
  • Lajme

    E përsëritë edhe Krasniqi: U vërtetua që Glauku ishte në SHIK

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 11:56

    Deputeti tjetër i PSD-së Frashër Krasniqi ka vazhduar atë që e tha sot në Kuvend kolegu i tij Dardan Molliqaj për Glauk Konjufcën se ka qenë pjesë e SHIK-ut. Krasniqi ka marrë si të vërteta fjalët e Molliqajt duke i thënë Konjufcës se po fshehet pas Liburn Aliut.


    “Kur t’lypni fakte, mos dilni pastaj me u fshehë pas konspiracioneve. Dilni komentoni rreth fakteve.

    Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe kjo gjë tashmë u faktua. Prandaj ai u fsheh pas Liburnit dhe nuk e thanë asnjë fjalë. Nuk e mohuan fare.

    Na keni lodhë me akuza thuajse ju jeni pronarët e moralit, t’vërtetës, pastërtisë politike, etj. A keni naj koment për Glaukun?! Apo për Burdushin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!