×
  • Lajme
  • Lajme

    E pranon Albulena Haxhiu: Nuk i kemi pasur 80 vota për presidentin, ata që s’e votojnë Vjosën përgjegjës nëse vendi shkon në zgjedhje

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 10:35

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, shkruan Reporteri.net.


    Haxhiu ka shkruar se më 14 shkurt qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

    Sipas saj, mesazhi i qytetarëve që u dha më 14 shkurt nuk po përfillet nga opozita. Madje, Haxhiu thotë se ky vullnet po injorohet e po shkelet.

    Haxhiu tutje ka thënë se VV nuk dëshiron zgjedhje, por se moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje dhe përgjegjësia  nëse kjo ndodh duhet të ju mbetet atyre që bllokojnë zgjedhjen e presidentit.

    Reagimi i plotë:

    Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.

    Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.
    Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.

    Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

    Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

    Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.

    Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!