×
  • Lajme
  • Lajme

    “E prumë paqen bashkë”, monumenti i Newborn-it merr pamjen e re

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 8:05

    Monumenti Newborn ka ndryshuar pamjen me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës.


    Këtë vit janë duart me ngjyrën e ushtrisë që kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti.

    Përmes kësaj synohet që t’i tregohet botës se jemi bashkë, sikur në ditën kur u shpall pavarësia dhe të gjithë lamë një shenjë, dhe se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe.

    Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”.

    Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.

    “Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!