×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti Kurtin mediokër, Albulena Haxhiu i reagon Abelard Tahirit

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 16:46

    Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur deklarimeve të ministrit në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e quajti Albin Kurtin, si të paaftë për t’u bërë kryeministër i vendi.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu, ka thënë se ministri në detyrë, Tahiri, është kapluar nga frika e ardhjes së qeverisë Kurti.

    Sipas ish deputetes Haxhiu, më 6 tetor, qytetarët ia kanë treguar vendin qeverisë, të cilën ajo e quajti abuzive.

    Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

    “Siç duket ish Ministrin e Drejtësisë e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti.
    Sa herë kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, telalli i një ish qeverie abuzive bën reagime.
    Është po i njëjti që procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, e komprometoi dhe e ktheu në shërbim të partisë së tij që ka kapur secilin segment. Prandaj duhet të ndërpritet secili veprim i këtij procesi dhe çfarëdo veprimi tutje për këtë proces, është keqpërdorim detyre, është vepër penale.
    Me 6 tetor, Qeverisë abuzive, qytetarët ia kanë treguar vendin.
    Pas 6 tetorit, është hapur kapitulli i zhvillimit e mirëqenies, barazisë, arsimit, e shëndetësisë dhe drejtësisë që ata ia kanë frikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!