Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat fyese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj tij.
Në intervistë për mediumin francez, “France 24”, Kurti tha se nuk mund të komentojë mbi nivelin e shkollimit të Vuçiqit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se deklarata të tilla, Vuçiq i bën për arsye se është i panikosur me progresin që po bën Kosova, pavarëisht (mos)njohjes nga Serbia.
“Unë mund të flas vetëm për qëndrimet dhe mendimet e tij, jo për nivelin e tij të shkollimit. Më ka japur të gjitha epitetet e mundshme, por unë mendoj se kjo ka të bëjë me nervozë dhe panik në Beograd me progresin që po bën Kosova. Pavarësisht mosnjohjes nga Kosova, ne po përparojmë, ndërsa ata, pak a shumë, e kanë izoluar veten duke mos shkëputur ushtrinë e tyre, ekonominë, energjinë, mediat, universitetet dhe Kishën Ortodokse, nga Kremlini”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Kurti për mediumin francez: Jam shumë optimist se këtë vit mund të arrihet marrëveshja me Serbinë