×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 27 vjeçari vdes në aksident trafiku

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 9:33

    Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.


    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit “Mercedes”.

    Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

    R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas kosovar ( drejtues i veturës “Golf”), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

    Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48- orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 4.826 aksidente trafiku prej tyre:

    • 24 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 25 persona

    • 1.484 Aksidente trafiku me të lënduar – 2.792 persona të lënduar

    • 3.318 Aksidente trafiku me dëme materiale.

    Andaj, duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafiku, veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të aksidenteve, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!