×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Një sirian ka djegur veten në Prishtinë, u gjet i vdekur

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 9:52

    Një person e ka djegur veten në Prishtinë, shkruan Reporteri.net. Dyshohet se personi i cili e ka djegur veten është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Ulpiana.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar lajmin për Reporteri.net.

    “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci.

    Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!