Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësor, 7-vjeçar, ka vdekur, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”, tha Flora Ahmeti për Reporterin.
Po ashtu ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit audi dhe një këmbësor, gjersa shtoi se ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë. Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, u shpreh Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.