×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: I theruri me thikë në Prishtinë vetëm 16 vjeçar, është në gjendje të rëndë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 23:24

    Policia e Kosovës ka konfirmuar përleshjen mes disa të rinjëve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.


    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Reporteri.net se një person i moshës 16-vjeçare ka mbetur i ther me thikë

    “Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë.
    Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohte (thikë)”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka treguar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

    Në video shihet se kanë shkuar edhe ambulancat për të marrë personin e plagosur.

    Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, ka edhe të plagosur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!