E rëndë: Shqiptari vret shqiptarin në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Romë.


Sipas mediave nga vendi fqinj një shqiptar është vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës.

Pas një konflikti verbale mes një personi dhe kunatit të tij, ky i fundit e ka vrarë me armë.

Fqinjët që dëgjuan të shtënat, të alarmuar lajmëruan policinë.

Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa karabinierët arrestuan, autorin, një shqiptar 50-vjeçar, kunati i viktimës.